E ftuar sot në emisionin “Pardon My French” për një intervistë ekskluzive me Jonida Aliçkollin dhe Lei Krajën ka qenë ish-finalistja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Egli Tako. Artistja e njohur ka zbuluar shumë detaje jo vetëm për karrierën e saj muzikore, eksperiencën në shtëpinë më të famshme, jetën personale dhe jo vetëm kaq…
Duke u ndalur tek muzika, Egli ka zbuluar se si ka ardhur bashkëpunimi me Anxhelo Koçin dhe se çfarë po ndodh me kanalin e saj në YouTube dhe menaxhimin e të bërit art.
Tani jam Egli Tako, është akoma në proces hapje kanali i ri. Do të jetë i gjithi në autorsinë time, sepse unë deri më tani nuk e kam pasur kanalin në autorsinë time. Pra unë nuk kam pasur asnjë të drejtë mbi kanalin dhe nuk kam fituar asgjë pasi kështu kanë qenë të bëra bisedat nëpërmjet bashkëpunëtorëve.
Nga një moment i caktuar dhe mbrapa thjesht kuptova që kjo industria është biznes dhe unë po punoj për të tjerët dhe jo për veten time. Thjesht kam marrë përsipër që të hap kanalin tim që ai emri im të ketë atë autorësinë e vet aty siç duhet të funksionojë normalisht. Të investoj në krijimet e mia dhe të vazhdoj punën. Kjo është e gjitha.
Kur u pyet nëse ka ndonjë artist që e ka fiksim dhe do të donte të bashkëpunonte, Egli u shpreh se:
Kam vlerësim për shumë artistë, por jo fiksim. I vlerësoj shumë për punën që bëjnë shumë artistë të estradës.
Nuk po flasim për kushtet e të ftuarit pasi deri më tani mua vetëm më kanë marrë të ftuar. Bisedat mund të jenë bërë që do të vish te një këngë për mua, do vish te kënga ime pastaj ka përfunduar gjithmonë duke qenë Egli e ftuar. Kështu që jo.
Ajo theksoi më tej se:
Megjithatë unë i kam shijuar sepse janë projekte muzikore, është muzikë në fund të ditës dhe nuk ka problem. Jo çdo gjë është fitimi, janë edhe pasion.
Sigurisht që është fillimi. Janë gabime që le të themi i bëjnë nga pak në fillimet e tyre, sidomos në momente pak vulnerabël, por asnjëherë nuk është vonë. Mendoj se nga tani dhe mbrapa të punojë Egli për Eglin me Eglin dhe patjetër që me dëshirën për të bashkëpunuar me artistë.


