Që nga viti 1976, 85-vjeçari Bill MacEachern drejton çdo ditë Porsche 911 Turbo e tij, duke e kthyer në një simbol të qëndrueshmërisë dhe pasionit për automobilizmin.
Edhe pas pesë dekadash, kjo zgjedhje vazhdon të bëjë lajm. Kur e mori makinën në maj të vitit 1976, modeli 911 Turbo nuk ishte aspak i lehtë për t’u drejtuar. Me 260 kuaj fuqi, motor të vendosur pas dhe një shpërthim tipik të fuqisë nga turbo, ajo përfaqësonte kulmin e teknologjisë së Porsche në atë kohë. Madje, edhe shitësi ishte përpjekur ta bindte të hiqte dorë, duke e paralajmëruar për vështirësinë e drejtimit. Por MacEachern bëri të kundërtën; asnjë garazh luksoz dhe asnjë përdorim të rrallë.
Ai e përdori çdo ditë, duke përshkuar mijëra kilometra mes Kanadasë dhe SHBA-së, përfshirë udhëtime të gjata drejt eventeve si Monterey Historic Automobile Races. Momenti historik i një milion kilometrave u arrit në vitin 2012. Sot, makina ka kaluar mbi 1.16 milion kilometra dhe vazhdon ende të jetë në qarkullim.
Sipas të dhënave më të fundit, kjo Porsche nuk është aspak në “pension”, por vijon të drejtohet dhe të mirëmbahen me përkujdesje të vazhdueshme.




