Prej disa kohësh, Kim Turnbull, është në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Shkak u bë një thashethem: lidhja e supozuar me Brooklyn Beckham, që përflitej të ishte arsyeja pse ky i fundit dhe vëllai i tij, Romeo, nuk flisnin më.

Kim ka reaguar për herë të parë përmes një postimi në “Instastory”. Modelja e njohur mohoi kategorikisht që të ketë qenë ndonjëherë e lidhur me djalin e madh të familjes Beckham, duke e cilësuar gjithë situatën si të pavërtetë dhe të dëmshme.

“Kam shmangur të flas për këtë temë për të mos i hedhur benzinë zjarrit”, –shkruan Kim duke shtuar: “Por ka ardhur momenti që të flas, sepse dua të eci përpara”.

Në deklaratën e saj, ajo ishte e qartë dhe e prerë:

“Nuk kam qenë kurrë e përfshirë në asnjë formë romantike me personin në fjalë. Gjithçka mes nesh ka qenë thjesht një miqësi shkollore, kur ishim 16 vjeç”.

Deklarata e Kim vjen pak ditë pas lajmit se ajo dhe Romeo Beckham janë ndarë, pas më pak se një viti lidhje. E ndërsa ndarja ka sjellë jo pak zhurmë në rrjet, ajo shpreh se nuk ka ndërmend të tolerojë më as sulme, as gjykime të bazuara në “gënjeshtra që përshtaten me një narrativë të caktuar”.

“Nuk dua të jem më pjesë e kësaj bisede. Dua ta mbyll këtë kapitull për të mirën time dhe të gjithëve që janë përfshirë”, ka përfunduar Kim.

Lajmi për ndarjen e tyre erdhi në një periudhë jo të qetë për familjen Beckham, pasi Romeo dhe Brooklyn nuk flasin prej muajsh, që prej fillimit të lidhjes së Romeos me Kim, të cilën Brooklyn “nuk e shihte me sy të mirë”.

Tensionet u bënë edhe më të dukshme në maj, kur Brooklyn dhe bashkëshortja e tij, Nicola Peltz, munguan në festën e 50-vjetorit të David Beckham.