Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina, ka reaguar menjëherë sapo emri i tij u përmend në “Fan Club” nga e ftuara, Olta Sheta. Kjo e fundit bëri një deklaratë të papritur, duke thënë se ai ka qenë i lidhur me banoren e “Big Brother VIP 5”, Brikena.

Sipas Shetës, Brikena ka qenë e lidhur me Atdheun para se të bëhej e njohur, para se të bëhej Miss.

Ndërkohë Atdheu i ka hedhur poshtë këto pretendime të Oltës. Xharavina ka qenë në një lidhje direkte me “Fan Club” ku ka thënë të vërtetën e tij në lidhje me raportin me Brikenën.

“Është vajzë e çiltër, është vajzë e pastër. Nuk është intrigante. Madje po bëj tifo për të. Nuk dua të kryqëzohet në rrjet, prandaj vendosa të reagoj, nuk ka patur gjë. Thjesht jemi njohur, kemi dalë, jemi takuar një herë në kafe përmes një shokut tim, edhe kaq”, tha ish-konkurrenti i “Për’puthen”.

Atdheu shtoi se Mateon e ka shok se kanë qenë në “Për’puthen”.