Modelja e njohur Emily Ratajkowski është shfaqur pranë regjisorit greko-francez Romain Gavras.
Fotot e publikuara nga portali “Deux Moi” tregojnë çiftin duke u puthur dhe përqafuar në rrugët e Manhattan-it, mbrëmjen e së dielës, më 9 nëntor.
Kjo është dalja e parë publike e dyshes, duke konfirmuar kështu zërat për një lidhje të re mes tyre.
Ratajkowski u shfaq me një pamje tërheqëse teksa mbante veshur një pallto lëkure ngjyrë kafe, një bluzë të zezë dhe pantallona, të kombinuara me atlete bardh e zi dhe një çantë të zezë.
Ndërkohë, Gavras kishte zgjedhur një stil të thjeshtë dhe elegant, një pallto blu, këmishë bezhë dhe një bluzë.
Fotot tregojnë çiftin duke shëtitur dorë për dore dhe duke shkëmbyer puthje pranë një hyrjeje metroje, ku në një moment, modelja shihet duke i përkëdhelur butësisht fytyrën partnerit të saj.
Kjo lidhje është e para për Emily Ratajkowski-n pas romancës së saj të shkurtër me këngëtarin Shaboozey gjatë verës së vitit 2024. Më herët, ajo ka qenë e lidhur me emra të njohur si Harry Styles, Pete Davidson, Eric Andre, dhe madje është përfolur për një flirt me Brad Pitt.
Ratajkowski ishte e martuar me producentin Sebastian Bear-McClard, me të cilin ka një djalë, por çifti u divorcua në vitin 2022.
Nga ana tjetër, Romain Gavras ishte në një lidhje me Dua Lipën në vitin 2023. Dyshja debutuan si çift në Festivalin e Filmit në Kanë, por sipas mediave britanike, u ndanë pas tetë muajsh lidhjeje pasi këngëtarja shqiptare vendosi të përqendrohej tek karriera muzikore.
Gjithashtu Romain ka qenë i lidhur edhe me këngëtaren tjetër shqiptare të famshme, Rita Ora, në vitin 2020.









