Gjatë javës djemtë e shtëpisë së “Big Brother VIP” kryen një dënim, duke u veshur si vajza. Kjo situatë më pas solli një puthje mes Laertit dhe Gjestit, situatë që solli reagime të shumta.

Më pas Laerti, një ditë më pas, është puthur me Aldon, duke acaruar më shumë gjendjen mes banorëve që hodhën akuza. Sipas tyre aktori nuk po puth vajzën për të cilën ka pëlqim, pra që është Valbona, por i realizon me djemtë e BBV, duke ngritur edhe spekullime në lidhje me drejtimin e tij seksual.

Lidhur me këtë Amber ka reaguar në Instastory duke treguar mendimin e saj dhe ka zbuluar për herë të parë një sekret. Sipas Amberit, Laerti ka qenë në një lidhje 1 vit e gjysmë me një shoqen e saj shqiptare trasgjinore shumë të famshme në Greqi, foton e së cilës ajo e ka publikuar në Instastory.