E ftuar sot në emisionin “Wake Up”, Valbona Mhilli ka komentuar rreth ngjarjeve më të fundit të ndodhura në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Gjithashtu ajo ka dhënë edhe mendimin e saj për finalistët e këtij edicioni.
Pjesë nga intervista:
Si ishte kjo eksperiencë për ty?
Nuk kisha menduar se si do të më shkonte udhëtimi, nuk mendoja se do të shkoja kaq shumë gjatë për gjërat që kisha lënë pas, familjare dhe personale. Por jam nga ato vajza që gjërat e mia i çoj deri në fund. Kështu ndeza motorët dhe shkova deri në tre muaj. Ka qenë një ëndërr e plotësuar, një propozim që kam hezituar në fillim sepse nuk isha mësuar të largohesha nga familja, kam kaluar momente të errëta.
Cili ka qenë komunikimi i parë më i rëndësishëm pasi dole nga BBV?
Të gjitha komunikimet kanë qenë të rëndësishme. Sa dola pashë njerëz të tjerë. Nuk e harroj momentin kur jam futur në studio, ka qenë nata më emocionuese dhe drithëruese. Një natë shumë e ngarkuar emocionalisht. Kur hyra në studio dhe pashë Ledionin, Arbrin dhe Nedën, fillova të merrja veten të kuptoja se ku jam.
Kë sheh si finalistët e tjerë të BBV?
Nga lojtarët që e kam përzemër, Gjestin absolutisht. Shoh Rozanën përballë Gjestit, dy finalistët e fundit përballë njëri-tjetrit.