Victoria Beckham thuhet se ka vendosur të mbyllë një kapitull të vështirë në marrëdhënien me djalin e saj të madh, Brooklyn Beckham, pas muajsh tensionesh familjare.

Sipas burimeve për “The Mirror”, stilistja e njohur ka vendosur të mos luftojë më për një marrëdhënie që aktualisht duket e pamundur për t’u rikuperuar.

Konflikti mes familjes Beckham dhe çiftit Brooklyn-Nicola Peltz është përfolur prej kohësh, veçanërisht pas mungesës së Brooklyn në festën e 50-vjetorit të babait të tij, David Beckham, në maj. Kjo mungesë u pa si një distancim i qartë nga familja, duke nxitur edhe më tej tensionet mes tyre.

Por pikërisht gjatë xhirimeve të dokumentarit të saj të ri për Netflix, Victoria ka reflektuar thellë mbi situatën dhe ka vendosur të fokusohet te njerëzit që ka pranë dhe që e mbështesin.

“Ka qenë një stuhi emocionesh për të. Marrëdhënia e saj me Brooklyn e ka prekur shumë, por ajo e kuptoi se nuk mund të jetojë duke u përballur vazhdimisht me këtë dhimbje”, tha një burim pranë familjes.

Sidoqoftë, Victoria mbetet me shpresë se, në të ardhmen, do të mund të rindërtojë marrëdhënien me të birin.

“Ajo beson se ai do të kthehet një ditë. Por tani për tani, ka vendosur të ecë përpara”, ka shtuar burimi.