Për’puthen: Siç ishte paralajmëruar me herët, Melisa Lleshi dhe Andi Shehi u bënë pjesë e “Për’puthen” për një natë. Ata ishin mbrëmjen e djeshme në “Prime” ku folën për dashurinë e tyre aq të komentuar.
“Ne u njohëm në këtë program. Pavarësisht të gjithave se nuk dua ti diskutoj se jemi për raste festash. Ne nuk e dimë a do ishim njohur jashtë, Zoti është i madh nuk i dihet asnjëherë, por Për’puthen na bashkoi”, tha Andi.
Çifti i njohur gjithashtu tregoi se opinionisti, Arjan Konomi, ka qenë i pari që e ka pikasur dhe si ndjekës të rregullt të “Për’puthen” i besojnë atij verbërisht në opinionet e tij.
Lidhur me ata të dy, Arjani tha se gjithçka për ta ka qenë një tmerr sa kanë kohë që jetojnë bashkë, por në fillime Melisa rrinte e mbyllur në shtëpi, Andi shkonte në orët e vona që mos t’i shihnin bashkë, sepse janë gjykuar shumë.
Nga ana tjetër, Andi tha se po të kthehej pas në kohë do kishte dal me Melisën nga programi.
Gjithashtu folën për temperamentin e Melisës, e cila është më shpërthyese dhe i shpreh më shumë emocionet sesa Andi, ama fjalën të dua i pari e ka thënë ai.
Melisa tregoi se ai i ka thënë të dua vjet në ditëlindjen e saj kur ka qenë i pirë.