Këngëtarja e njohur Nelly Furtado prej kohësh ka shtuar shumë në peshë por kjo nuk e ka penguar aspak të sjellë energji në Festivalin Boardmasters në Cornwall, ku u shfaq me një kombinim të guximshëm pantallonash të shkurta, një bluzë jeshile dhe çizme të bardha kauboji.

Ylli i hitit “I’m Like a Bird” e plotësoi dukjen me syze dielli dhe bizhuteri tërheqëse, duke u shfaqur e buzëqeshur dhe e sigurte në skenë. Përveç spektaklit muzikor, këngëtarja ndau edhe një rrëfim të ndjerë për një marrëdhënie të kaluar abuzive, duke e përshkruar si “toksike” dhe duke theksuar se frika dhe dashuria mund ta mbajnë dikë të bllokuar në një situatë të tillë. Në një intervistë për podcastin Call Her Daddy, ajo u bëri thirrje grave të ruajnë forcën mendore dhe të dëgjojnë ata që u thonë të vërtetën, edhe kur ajo nuk është e lehtë për t’u pranuar.