Rogerti dhe Miri janë përfshirë në një debat të ashpër me Selin pas zhvillimeve të “prime” të së mërkurës, ku nëna e banores i kërkoi të lërë garën në mes.

Sipas Rogertit dhe Mirit, të cilët janë aleatë në lojë, “Brikena i ka bërë dhuratë finalen”, pasi ata mendojnë se nga televotimi mes dy banoreve, finalistja e parë do të jetë Selin.

Dhuratë të bërë nga Brikena (finalja). Nuk e ndihmon ajo situatë (kërkesa nga e ëma për t’u larguar nga loja) për 120 ditët e këtij BBV. U pa karta e mirësisë që përdori Brikena dhe justifikimet e atij momenti në atë prime. E ka ndihmuar për të shkuar në BBV, por për ta fituar, nuk fitohet me një moment, por me 120 ditë,” u shpreh Miri.

Rogerti u ndal te kërkesa e nënës së Selin, ku tha se nga banorja ka parë disrespekt dhe mosrespekt ndaj famlijes së saj.

Selin, kur e shohim si lojtare para se të hyja brenda, problemi i saj dhe i familjes së saj është respekti dhe disrespekti. I erdhi kunati, vëllai, unë dhe nëna dhe nuk i dëgjoi. Selin e ka treguar dhe bie në kontradiktë me ato që tha: ‘Fjalët e familjes sime janë urdhër për mua’.”