Princesha e Uellsit, Kate Middleton, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes me paraqitjen e saj më të fundit, ku u shfaq krah Princit William në një vizitë në Muzeun e Historisë Natyrore.

Kësaj radhe, dukja e 43-vjeçares i ka lënë të gjithë pa fjalë.  Ndryshe nga dalja e saj e fundit publike, Kate u shfaq me flokë dukshëm më të gjatë dhe shumë më të çelur. Një transformim i papritur dhe i pazakontë që menjëherë ndezi komentet në rrjete sociale.

Shumë admirues e përgëzuan për pamjen e re dhe për buzëqeshjen që përcillte energji pozitive, por nuk munguan edhe komentet shqetësuese.

Disa ndjekës vunë në dyshim nëse bëhej fjalë për flokët e saj natyralë apo për një paruke, duke e lidhur këtë me trajtimin e saj të mëparshëm ndaj kancerit.

Ky ndryshim i madh ka hapur debat: për një pjesë është një rikthim i fuqishëm i Kate me një imazh të freskët e tërheqës, ndërsa për të tjerë ngre pikëpyetje për shëndetin dhe gjendjen e saj aktuale.