Sara Hyseni, motra e banorit të “Big Brother Vip” Keijsit, ka folur sot në emisionin “Breaking” në Top News. Ajo shpjegoi arsyen se përse kishte vendosur të mos ndiqte më në Instagram Stelinën, ish-partneren e të vëllait, teksa tha se Keijsi e ka vuajtur shumë ndarjen e me të.

“Keijsi është një djalë që ka pasion motorat, i pëlqen të udhëtojë dhe të bëjë sporte ekstreme. Ky tipar i tij paraqitet edhe në karakterin që shfaq në raportin me njerëzit. Reagimet i ka spontane sepse ne këta njerëz jemi, por Keijsi është njeri që i gjendet pranë çdo kujt që ka nevojë. Për gjëra të vogla apo të mëdha, Keijsi është aty për këdo. Keijsi e ka vuajtur shumë ndarjen me Stelinën sepse ai e donte vërtet shumë. Unë kam qenë aty kur ai përjetoi gjithë vuajtjet prandaj e kam hequr Stelinën nga Instagrami. Është hera e parë që jam larg dhe nuk kam mundësi t’i jap këshilla. Do thoja që të qëndrojë i qetë dhe të tregojë veten sepse është djalë me shumë vlera. Mami im po mundohet të mos e marrë çdo gjë afër zemrës sepse e di që është një lojë. Ajo do gjithçka që Keijsi do dhe kjo vlen dhe për Stelinën. Unë Stelinën do e ndjek në Instagram kur ta shoh që Keijsi të jetë i qetë dhe i lumtur.”– tha ajo.