Kaia Gerber, vajza e supermodeles së njohur Cindy Crawford, ka bërë një rrëfim të pazakontë për fëmijërinë e saj, duke pretenduar se kur ishte e vogël iu nënshtrua një ekzorcizmi.

Modelja dhe aktorja tregoi se që në fëmijëri i ishte thënë se ishte “e pushtuar” dhe se gjatë gjithë jetës kishte pasur ndjesinë se ndiqej nga qenie apo forca të padukshme.

Gjatë një interviste në emisionin “Mitch Churi Chat Show”, Gerber foli qetësisht për bindjen e saj se mund të tërheqë qenie nga dimensione të tjera.

Ajo zbuloi edhe një detaj të pazakontë rreth ekzorcizmit që, sipas rrëfimit të saj, iu bë kur ishte fëmijë.

“Më thanë se isha e pushtuar”, tha Gerber, duke treguar se ekzorcizmi ishte kryer duke i luajtur një didgeridoo përgjatë gjithë trupit.

Didgeridoo është një instrument tradicional frymor i përdorur nga komunitetet indigjene të Australisë.

Gerber theksoi se nuk kishte folur më parë publikisht për këtë histori. Ajo tregoi gjithashtu se gjatë xhirimeve të serialit “American Horror Story: Double Feature”, në vitin 2021, nëna e saj, Cindy Crawford, i kishte dhënë ujë të shenjtë, pasi kishte frikë se vajza mund të ndikohej ose të “pushtohej”.

Rrëfimi vjen ndërsa Kaia Gerber po promovon serialin e ri të FX, “The Shards”, i zhvilluar nga Ryan Murphy dhe shkrimtari Bret Easton Ellis, bazuar në romanin e Ellis të vitit 2023.