Sot djali i kryebashkiakut Erjon Veliaj dhe Ajola Xoxës mbush 1 vjeç. Sigurisht që kjo është një ditë shumë e veçantë për vogëlushin Kajan dhe Ajola ka zgjedhur ta urojë në një mënyrë po aq të veçantë të birin.

Pak më parë ajo postoi në llogarinë e saj të Instagram-it një foto, të shkrepur vetëm disa orë para se Kajan të lindte.

"Kjo foto është marrë më 5 tetor të 2018-ës, në muajin e 10-të të shtatzënisë, 14 orë përpara se të vinte në jetë Kajan. Kjo dritë e vogël që ndriçon jetën tonë sa njëqind mijë yje vezullues", - shkruan në përshkrimin e fotos bardh e zi.

[gallery ids="868311,868312,868313,868314,868315,868316,868317,868318,868319,868321,868322,868323,868324,868325,868326,868327,868328,868329,868516,868517,868518,868519"]