Bruce Willis është kthyer më në fund te bashkëshortja e tij, Emma Heming, pasi kaloi disa javë larg shtëpisë.


Përmes postimeve në rrjetet sociale, duket se aktori i famshëm ka kaluar momente të bukura me gruan 49-vjeçare dhe dy vajzat e tyre, Mabel 8 vjeçe dhe Evelyn, 6 vjeçe.


Emma e cila ka qëndruar në karantinë së bashku me dy vajzat në Los Angeles, ka ndarë disa video të ëmbla me Bruce.


Ky i fundit ka qenë i izoluar së bashku me ish-bashkëshorten 57-vjeçare, Demi Moore dhe me tre fëmijët e tyre të rritur.