Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe gruaja e tij, Mareva, u takuan të shtunën me aktorët e njohur të Hollywood, Tom Hanks dhe bashkëshorten e tij, Rita Wilson.
Mitsotakis publikoi në llogarinë e tij në Instagram një foto, me aktorët që treguan pasaportat e tyre të reja greke.
Tom Hanks dhe Rita Wilson tani janë qytetarë krenarë grekë, shkroi Mitsotakis.
Takimi u zhvillua në ishullin e Paros. Wilson,e cila është pjesërisht me prejardhje greke, dhe Hanks kanë kohë që zotëronin një shtëpi në ishullin e afërt të Antiparos.
Çifti i aktorëve kanë pak kohë që kanë kaluar sëmundjen e Covid-19.