E ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, ka qenë Rabea Shahini, bashkëshortja e Mirit. Ajo ka folur më shumë lidhur me lojën e tij në “Big Brother VIP 5”, por po ashtu ka sqaruar dhe disa keqkuptime që kanë qarkulluar në media.

Si po e përjeton qëndrimin larg Mirit këtë periudhë?

Kam arritur në pikën që po numëroj ditët që të mbarojë që të takoj Mirin. Mezi po pres. Kam shumë kohë që nuk e kam takuar. Është ndryshe kur unë jam në Gjermani dhe ai vjen me punë këtu në Shqipëri, por tani nuk e kontaktoj dot. Është një ndjenjë shumë e çuditshme. Nga njëra anë e ndjek 24 orë, nga ana tjetër nuk i thua dot asgjë, është shumë e vështirë. Dua të mbarojë emisionin dhe mezi pres ta kem në krah dhe ta puth. Për vajzën është edhe më e vështirë se për mua. Ajo është shumë e lidhur me Mirin. Ajo e ka të vështirë kur flasin keq për Mirin. Më dhemb shpirti për të. Nuk e kupton se si funksionon ajo lojë. Duhet të kujdesemi pak se çfarë themi, se kemi dhe fëmijë dhe familjarë jashtë./TAR