Rrëfime të forta personale kanë ardhur live nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, nën valët e Top Albania Radio-s, ku Mateo ka shprehur se sot nuk ka lidhje me atë që ka qenë dikur, duke rrëfyer ndryshimet e mëdha që ka kaluar ndër vite.
Mateo që shihni sot, nuk ka lidhje me Mateon që ka qenë. Qëndronte gjithë ditën para kompjuterit, ka qenë shumë i dobët, ka qenë veshllapush, kam berë veshët operacion që kur kam qenë në klasë të 8-të. Një mesazh për të tjerët, nëse unë jam ai tipi dhe karakteri, që dhimbjen e kthej në forcë, ka shumë njerëz që bëhen introvert dhe e mbyllin veten prej bullizimeve që i bëjnë.
I pyetur se çfarë e ka ndihmuar ta përballojë këtë periudhë të vështirë, Mateo u shpreh se forca e tij ka ardhur nga vetja:
Vetvetja, nuk jam tip që kërkoj përkrahje e mbështetje, të gjitha përgjigjet ja jap vetë vetes sime, nuk mendoj asnjëherë problemin, gjithmonë zgjidhjen.



