Livia Brunga ka qenë mbrëmë e ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel, ku ka zbuluar se është tifoze e zjarrtë e futbollit.

Por Ed Manushi e ka ngacmuar atë edhe në lidhje me Mevlan Shabën, me të cilin ka patur një lidhje dashurie.

E pyetur se cila ishte arsyeja që u nda nga Mevlani, ajo shprehet se të dy ishin kokëfortë. Ndërsa përsa i përket nëse ka pasur ndonjë lidhje me një sportist, ajo shprehet se ka dalë me një futbollist shqiptar, por nuk ka preferuar të thotë emra.

Pjesë nga biseda:

Ed Manushi: Livia ti dashuri, sport, kështu gjërash, ke menduar ndonjë lidhje me një sportist? Sepse më pëlqen kjo bota jote me sportin.

Livia: E kam menduar sepse duke qenë një tifoze, e ndjek shumë futbollin, po kam dalë dhe me ndonjë futbollist me thënë të vërtetën, por…

Ed Manushi: Shqiptar apo të huaj?

Livia: Jo, jo nuk e them. Shqiptar. Nuk ka shans që të them një emër.

Ed Manushi: Kush ishte shkaku jot i ndarjes së fundit?

Livia: Shkaku ishte që jemi të dy kokëfortë.

Ed Manushi: Hë thashë se mos ishte ky futbollisti.