Artistja e re dhe e talentuar, Aroilda, ka qenë e ftuar në “Live From Tirana”. Ajo ka publikuar këngën e saj më të re, “Akoma pres”, e cila është tashmë pjesë e “The Top List”.
Aroilda ka folur më shumë për këtë projekt, por dhe për hapat e saj të ardhshëm në muzikë…
Nisur nga “Big Brother VIP”, ku pjesë e tij kanë qenë dhe këngëtarë, të cilët kjo gjë i ka ndihmuar të fitojnë dhe më shumë famë, a e ke menduar ti të jesh pjesë e këtyre programeve televizive?
“Pse jo. E kam menduar dhe do të më pëlqente. Jo për famën, aq sa për eksperiencën. Por normalisht dhe për famën që të jep dhe vizibilitetin. Nëse ti ke diçka për të ofruar, siç unë mendoj se kam diçka për të ofruar në muzikë, është një mënyrë shumë e mirë dhe strategji shumë e mirë për të qenë pjesë”, tha artistja e re.