I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë stilisti Desi Doce. Ai ka folur më shumë mbi stilin dhe mënyrën e të veshurit të banorëve të këtij edicioni të “Big Brother VIP”. Si u veshën ata në natën e parë, kush shkëlqeu dhe kush jo?
Çfarë mund të thuash për veshjen e Selin?
Selini më pëlqen, mezi e kam pritur se unë e kam dhe mikeshë jashtë. Mendoj që do japë shumë në këtë edicion të “Big Brother VIP 5”. Thjesht kam frikën se njerëzit do e gjykojnë pak, sepse ka një ‘vibe’ të ngjashëm me Dea Mishel. Është në të njëjtat ujëra. Mendoj se sfida më e madhe që mund të ketë Selini është që të distancohet nga figura e Deas. Dea është super gocë, I love her, thjesht ajo do që të ketë personalitetin e vet. Mendoj që mund të keqkuptohet, por shpresoj që jo.
Në fillim ajo kishte një veshje balerine, por pastaj u ndërrua dhe kishte një fustan që e kisha bërë unë. Ka qenë një fustan kaf i derdhur me gërsheta që kanë qenë shumë ‘In’. Më pëlqen shumë Selini, do jetë një aset shumë i mirë për shtëpinë. BBV i Shqipërisë me stilin e Selinit, do duket si një BBV i Italisë, do ketë këtë qasje./TAR/
