Në muajin maj të këtij viti, u përfol se Elvis Pupa dhe bashkëshortja e tij, Belina, akuzoheshin në Australi për kultivim të një sasie të konsiderueshme kanabisi dhe ndërhyrje të paligjshme në furnizimin me energji elektrike.
Belina u paraqit në një gjykatë në Australi dhe autoritetet e shpallën atë të pafajshme.
Më vonë, në një deklaratë, terapistja dhe influencuesja e njohur tregoi se ambientet ku u regjistruan shkeljet ligjore ishin në pronësi të saj, por të dhëna me qira.
Ndërkohë së fundmi, çifti i njohur ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku duket se kanë bërë ironi me këtë ngjarje.
Biseda e Elvisit dhe Belinës në videon e postuar në “Instagram”:
Elvis: Ne jemi grupi armiqësor Midhja. Unë kam hedhur në erë hidrocentralin e Peqinit.
Belina: Hidrocentralin e kam pasur unë pra!
Elvis: Po unë çfarë kam patur?
Belina: Ti ke patur serat!
Elvis: Po unë kam hedhur në erë serat e Sukthit. Kjo, hidrocentralin e Peqinit. Sa grup i rrezikshëm paskemi qenë more.
Belina: Po ça do thotë bota për ne?
Elvis: Bota? “E hodhën dobiçin në ferr e tani dalin na hedhin hi syve ne.”


