Gjatë Prime-t të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP 5” u transmetua një klip ku Rogerti jepte informacione nga jashtë për Selin. Sipas tij, babai i banores ndodhet në burg, gjë që banorja e mohoi.

Ditën e sotme, debatet mes tyre nuk kanë patur të ndalur. Selin i thoshte se si mund të injorojë dikë që ka folur për babain e saj. Nga ana tjetër, Rogerti iu drejtua duke i thënë se ka dhe dy informacione të tjera, të cilat do t’i ndajë te Dhoma e Rrëfimit kur të dojë ai.

Më pas Selin i kthehet duke i thënë se të bëjë kujdes se shkallët që ai po ngjit janë me dërrasa të kalbura.

Pjesë nga debati:

Selin: O Rogert, po ke folur për babain tim, si me të injoruar. Do ti me e ditur se ça opinioni ka babai im për ty, më mirë mos e ditur

Rogerti: Ça do moj?

Selin: Më mirë mos me e ditur

Rogerti: A do me ba debat?

Selin: Vajza e babait kur i thoshe ti e degjeneruar, imagjino ça mendon babai.

Rogerti: Ça do tjetër?

Gimbo: Prej teje asgjë

Rogerti: Kam dhe dy informacione që do i them te Dhoma e Rrëfimit kur të dua unë. Rri urtë

Gimbo: Tani shko

Rogerti: Avash-avash

Selin: Kështu do i ngjisësh shkallët e karrierës ti? Shkallët e fitores, duke dhënë informacione të rreme avash-avash, nga dy shkallë.

Rogerti: Filloi viktimizimi. Nuk të ecën këtu, jo me mua

Selin: Kujdes se i ke shkallët me dërrasa të kalbura

Rogerti: Po, po me kërcënimet e tua. Po të kam thënë se nuk ka kush të më bëjë gjë përveç Zotit. Unë jam lodhur me jetën Selin. Unë dua me ardhë ai trim që të dojë bela me mua.