Dy aktorët e njohur, Julia Ilirjani dhe Gert Ferra, ishin një ditë më parë të ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të folur për shfaqjen “Miu Griosh” që do të jepet në Teatrin Eksperimental.

Gerti dhe Julia janë burrë dhe grua në këtë shfaqje dhe aktori me humor u shpreh:

“Deri më datë 14, pa vajtur ora 12.30, jam burrë e grua me këtë vajzë. Kam marrë një divorc të vogël dhe do të rikthehem po prapë në familje pas datës 14”.

Ndërkohë Julia shton:

“Te familja fle, nuk fle në teatër”.

Ndërsa lidhur me shfaqjen “Miu Griosh”, Ilirjani tregoi se ‘është një komedi shqiptare me autor Odise Plakun’:

“Është një komedi e zezë, por brenda ka edhe groteskun dhe absurdin, sepse kemi një personazh që është mi njeri dhe është ky çifti burrë e grua që u futet ky djali. Është një komedi me situata shumë të bukura”.

Julia dhe Gerti, të cilët kanë qenë të dy pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP” në edicione të ndryshme, treguan se si ishte të punonin së bashku.  Në studio nuk munguan batutat dhe të qeshurat, ku Ilirjani shton se për te Bieta ka ruajtur lajmin se ‘do të bëhen me djalë’.

“Me Miun Griosh”, shton menjëherë Gert Ferra.

Pjesë nga biseda:

Gerti: Shpirtin ma ka marrë, ç’paska qenë

Bieta: Po ti mirë që u riktheve njëherë

Julia: Po pra, faleminderit

Bieta: Po edhe nuk ka faj se është e uritur

Gerti: E uritur? Po tek unë e gjeti?

Julia: Mban ti

Bieta: Po mban ti se ke

Gerti: Më ka dobësuar 12 kilogramë

Julia: Objektivi ishte 20

Gerti: Ishte kënaqësi e madhe të punoja me Julian. Në këtë rol nuk do shohim Julian, por një Julia shumë interesante që është në këtë familje ka shpirtin e vet, ka një lloj sensi mëmësie të fortë, ka një qasje me bashkëshortin dhe e duan shumë këtë gjënë që kanë. Do ta shohim ndryshe nga ajo Juli që unë të paktën kam patur një gjykim tjetër që ta jep bam-bam aty në vend, jo Juli mendohet dhe nuk do të lëndojë kënd.

Julia: Për mirë?

Gerti: Po për mirë.

Julia: Jam e dashur do të thotë me pak fjalë se i ra kaq gjatë.