Këngëtarja e famshme, Miley Cyrus, ka thyer heshtjen lidhur me raportin e saj me babain, Billy Ray Cyrus, pas lajmeve për romancën e tij të re me Elizabeth Hurley.
Gjatë një interviste për “The New York Times”, ylli i muzikës zbuloi se tashmë nuk janë më të larguar dhe tha se “koha është gjithçka”.
Këngëtarja shpjegoi se ndarja e mëparshme kishte ndodhur për shkak të divorcit të prindërve dhe dhimbjes që kishte përjetuar nga ndarja e nënës së saj, Tish Cyrus.
Sipas Miley, tani ajo ka më shumë mirëkuptim dhe empati për të dy prindërit e saj.
“Kam marrë shumë nga dhimbja e mamit tim, sepse ajo ishte më e dhimbshme për të se sa për mua si e rritur”, tha Miley, duke shtuar se tani që nëna e saj është e lumtur me bashkëshortin e saj të ri, Dominic Purcell, dhe babai i saj ka gjetur lumturinë me Elizabeth Hurley.
Këngëtarja e famshme theksoi se ka arritur të kuptojë më mirë rolin e prindërve të saj në jetën e saj dhe tani është më e gatshme t’i dojë ata për atë që janë, jo për atë që ishin si prindër.




