Gazetari Labinot Nimani ka qenë sot në një lidhje live me emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka treguar detaje në lidhje me arrestimin e Gjestit.

I pyetur nga moderatori i njohur nëse janë të vërteta lajmet që kanë qarkulluar për këngëtarin, që ka patur armëmbajtje pa leje dhe ka kërcënuar ish-bashkëpunëtorin e tij, Nimani i pohoi të gjitha.

Pjesë nga intervista:

Çfarë ka ndodhur me Gjestin? Se në kohërat që jetojmë ka lajme të vërteta  dhe lajme të pavërteta. Defakto është se Gjesti është arrestuar. A është arrestuar se u kap thjeshtë nga një aksion blic dhe iu gjet armëmbajtje pa leje apo është kjo teoria që qarkullon në rrjet që Gjesti ka shkuar në ambientet e ish-bashkëpunëtorit të tij dhe e ka kërcënuar. Po lexoja një lajm sot, i cili sipas burimit citonte që Gjesti kishte artikuluar që “kam me ju vra”, kishte kërcënuar. Ma shpjego pak qartë të lutem se çfarë ka ndodhur konkretisht?

Mbi Gjestin rëndojnë tri akuza përpos armëmbajtjes pa leje, që është akuza e parë virale në mediat sociale. Mbi të rëndon edhe akuza dëmtim të pasurisë si dhe kanosje. Janë tri lloj akuzash. E gjithë ngjarja ka ndodhur në ambientet e kompanisë Onima, një kompani që Gjesti ka operuar para se të bëhej pjesë e “Big Brother”. Ato që ke lexuar mund ti konfirmoj se janë të vërteta. Gjestin e kam njohur një javë para se të niste eksperiencën e tij në BBV në Kosovë, e kam njohur po në zyrat e Onima-s se kam qenë pjesë e asaj kompanie.

Ti ke punuar tek ajo kompani?

Po. Aty e kam takuar Gjestin për herë të parë.