I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë analisti dhe teologu Arjan Curri, për një bisedë pa filtra dhe plot provokime nëpërmjet deklaratave të tij të forta…

E mendon veten si baba?

Martesa që kam bërë unë, më jep një titull ‘babi’. Kam një fëmijë, por nuk mund të them më tepër. Është 15 vjeçe, është vajzë. E ka emrin Irini, ose Irena në shqip, ka lidhje me paqen. E dua pafund.

Të ngjan ty më shumë apo lirisë?

Më ngjan mua më shumë se është vajzë. Po të ishte djalë mund t’i ngjante lirisë, vazjat zakonisht i ngjajnë baballarëve.

E do ajo këtë botën tënde të filozofisë?

E do, e do dhe kishën, e do dhe Zotin. Por ajo është e lirë të zgjedhë të bëjë çfarë të dojë në jetën e saj, të jetojë ku të dojë, me kë të dojë.

Është hera e parë që e them. Ky 95% e njerëzve sa më shumë t’u hedhësh, aq më shumë duan. Kështu që duhet t’i ruaj edhe nga kjo pjesë. Nuk dua që uria e tyre të jetë pjesa stomak e poshtë, le t’i çojmë drejt mendjes.

Të shoqëroi Irini sot?

Jo, është me nënën e saj.

Çfarë pasionesh ka ajo?

Nuk do flasim për të tani, se është minorene. Kur të rritet do të vendosë vetë nëse do t’i tregojë gjërat që do.