Banorja e “Big Brother Vip 4”, Livia, ka vendosur që të flasë për familjen e saj me Redonin.
Livia i rrëfeu se ka një vëlla, por që nuk e njeh.
E pyetur nga Redoni për raportin që kanë, ajo tha se “nuk kam raport me babin, e vëllain nuk e njoh”.
Livia shtoi se ka qenë i vëllai që i ka shkruar për herë të parë, kur ai ka qenë 14 vjeç.
Sipas saj, ai i ka shkruar thjesht “ti je motra ime”.
“Kam një vëlla që se njoh. Kemi folur. Ka lindur nga një martesë tjetër e babait. Nuk e njoh se nuk kam raport me babain. Vëllai më ka shkruar kur ka qenë 14 vjeç. Që më ka thënë ‘ti je motra ime’, kaq”, tregon Livia.