Vajza 27-vjeçare e Michael Jackson, Paris, ka zbuluar së fundmi një nga pasojat serioze që i ka lënë abuzimi me drogë. Përmes një video të postuar në rrjetet sociale, ajo ka treguar se ka një vrimë në mes të hundës.

“Daily Mail” shkruan se 27-vjeçarja shpjegoi se kishte zhvilluar një septum të shpuar, një gjendje që shkakton fishkëllimë gjatë frymëmarrjes.

“E kuptova që nuk e kisha trajtuar kurrë dhe ndonjëherë mund të jetë shumë e dukshme”, tha Paris, duke treguar gjendjen e saj përmes dritës së telefonit.

Vajza e këngëtarit të ndjerë sqaroi se problemi i kishte ardhur nga përdorimi i drogës, që kishte nisur rreth moshës 20-vjeçare dhe kishte vuajtur prej shtatë vitesh.

Ndërkohë ekspertët thonë se një septum i shpuar mund të shkaktohet nga kokaina, lëndime, infeksione ose sëmundje të tjera, dhe në disa raste kërkohet trajtim kirurgjikal ose medikamentesh për të parandaluar komplikime.

Drejt fundit të videos, Paris bëri një paralajmërim të qartë për ndjekësit: “Mos përdorni drogë, fëmijë”. Megjithatë, ajo shtoi se secili duhet të përjetojë jetën sipas rrugës së vet: “Nuk do t’i them askujt çfarë të bëjë.”