Një ditë pas 28-vjetorit të Top Albania Radio-s u rikthye BBV Live nga shtëpia, me protagonistë banorët e “BBV5”. Personazhet më të komentuar të momentit vijnë me një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, aty ku Top Albania Radio ka ngritur studio radiofonike. Alesio i ftuari i parë i Stenaldos dhe Shëndritit tha se:

Në jetën time kam 3 drita, tre kalamaj dhe nëna e tyre është një grua shumë e fortë, edhe pse nuk jemi bashkë e respektoj. Kam një dashuri shumë të madhe, kur dashuroj jap gjithçka, edhe për shoqërinë, kështu e kam zemrën.

Stenaldo:

Kur zgjohesh, si ndihesh që nuk sheh fëmijët?

Alesio:

Unë kam patur jetë të shthurrur. Nuk më ndikon kjo në përditshmëri. Por jam pranë tyre sa më shumë që mundem, jo vetëm ekonomikisht. Nuk jam baba si të tjerët, fëmijët e dinë. Goca më thotë je “cool”.

Shëndrit:

Ke një portert femre me vete…

Alesio:

E kam, por lidhet me të kaluarën, jo me të ardhmen. Ajo s’ka lindur akoma. Unë shijoj momentin.