E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Shqipe Hysenaj, për të folur për udhëtimin e saj të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, planet e saj të ardhshme, por dhe mbi jetën private…

Pjesë nga intervista:

Princin e Kaltër nuk e ke gjetur në Shqipëri, po në Amerikë munde ta gjeje?

Unë kam pasur kërkesa për t’u martuar edhe në Amerikë. Por unë jam tipi që dua ta njoh vetë. Kryesisht thonin që janë familje e mirë, djalë i mirë…

Unë njohjet i kam shumë siklet. Kam kohë pa dalë me dikë… mund të kem mbi 6 vite pa dalë me dikë. Kam shumë siklet. Pa e takuar fare…

Kjo do të thotë që ke 6 vite pa kontakt fizik?

6 vite për mua nuk janë asgjë. (qesh) Për mua, mund të rrijë kushdo shumë mirë, edhe pa puthje, pa përqafime, deri sa të gjejë një person që i lëviz diçka në shpirt, në zemër, në mendje. Njeriu mund të rrijë edhe shumë më tepër, madje gjithë jetën e vet. Ne nuk jemi kafshë. Logjika ime është shumë e prerë. Nuk jam shumë e etur për të takuar dikë. Po erdhi, mirë, po nuk erdhi… Unë dua pak punë në fillim. Dua një mendje të shëndoshë nga dikush.

Çfarë të ka penguar? Nuk ka pasur asnjë mesazh që të shtyn të dalësh në takim?

Jo. Unë chat-oj, në përgjithësi mund t’ia kthej njerëzve mesazhin. Kam respekt për njerëzit që më komentojnë për mirë, si dhe që kanë replika, por kaq. E kam ngërç… I trajtoj njerëzit gjithmonë në formë shoqërore që të mos më keqkuptojnë. /TAR/