Deamishel është një nga finaistët që është bërë pjesë e programit më datë 24 dhjetor të vitit 2022, duke mbushur plot 133 ditë brenda në shtëpi.
Klipi i parë i shfaqur me momentet më të bukura në shtëpi gjatë gjithë kësaj periudhe ishte i Deas. Përmes një klipi, Deamishel foli për ndjesitë e saj gjatë gjithë rrugëtimit, duke cekur surprizat, momentet e bukura, të qarat e të qeshurat.
Deamishel tha se nuk ka dashur në asnjë moment të nxisë dhunë apo urrejtje dhe se nuk ka luajtur në asnjë moment gjatë rrugëtimit të saj, teksa ishte penduar për humorin e saj të zi.
Ajo shtoi se gjithmonë e ka shfaqur vetën siç është dhe fakti që publiku e ka votuar për të dërguar deri në finale, e bën të ndihet e vlerësuar.
Finalistja tha se ky rrugëtim ka qenë një lëmsh emocional dhe se ky format ta ndryshon jetën dhe se është eksperiencë e jashtëzakonshme.
Deamishel tha se ka pësuar një transformim shpirtëror gjatë qëndrimit në shtëpi, e sidomos në një moment kur ajo mendonte se nuk meritonte asgjë të bukur.