Në puntatën e radhës të podkastit “Flet” me Ilnisa Agollin, ishte i ftuar aktori i mirënjohur, Laert Vasili.

Pyetjeve provokuese të moderatores së njohur, Laerti iu përgjigj me shumë sinqeritet. Dashamirësit zbuluan një anë tjetër të aktorit.

I pyetur nëse ka provuar lëndë narkotike, Vasili u përgjigj troç ‘po’. Ndërsa kur Ilnisa i tha se ‘çfarë?’, ai tha shkurt: ‘Të gjitha’.

Por aktori i njohur shtoi më pas “është zgjidhja ime të mos i përdorja më pastaj”.

Pjesë nga intervista:

Ilnisa: Çfarë mendon për fenomenin e drogës në shoqërinë tonë? Ka një shpërfillje apo shtimi i përdoruesve e ka kthyer në pasionant këtë raport?

Laerti: Shoqëria shqiptare e droguar ka qenë gjithë jetën

Ilnisa: Ok, më pëlqeu kjo

Laerti: Duke filluar nga rakia. Ke dhimbje koke, fërko ballin me raki. Je ftohur, raki. Gjyshet tona dilnin e mblidhnin lulëkuqe dhe kur foshnjat qanin shumë, u bënin çaj me opium, nuk ia thonin njeriu. Rritej fëmija, ishte i droguar. Ke një brez shqiptarësh që i kanë sytë e perënduar

Ilnisa: Ke përdorur lëndë narkotike?

Laerti: Pafund.

Ilnisa: Çfarë?

Laerti: Të gjitha, është zgjidhja ime të mos i përdorja më pastaj