Mbrëmë gjatë spektaklit të “Big Brother VIP 2” është shfaqur linja e jetës së Luiz Ejllit. Këngëtari i njohur ka rrëfyer momentet e tij më të vështira në jetë, nga problemet ekonomike që është përballur, fundi i lidhjes me Megi Topallin dhe telefonata e fundit me babain, pak orë para se ai të ndërronte jetë në dhjetor 2022.
Ai u shpreh se ka lindur në Shkodër në vitin 1985. Luizi tha se ka nisur të flasë me vonesë, por që prej ditës kur nisi të flasë, nuk pushoi më së foluri.
Luizi rrëfeu edhe për kushtet e këqija ekonomike dhe se nëna dhe babai i tij bënin dy punë. Ai shtoi se ka punuar kamerier për të ndihmuar familjen e tij.
View this post on Instagram
“Kur linda unë, gëzimi ishte i madh. Mbas një vajze, një djalë. Filluan të vinin re diçka që ishte e sikletshme, unë nuk flisja dhe përgjatë 4 viteve, kishte ngelur pa u zgjidhur.
Në moshën 4 vjeç po luaja me një makinë lodër poshtë tavolinës, mami e mori dhe e vendosi në tavolinë. Doja që të ma jepte dhe fjala e parë që kam thënë ishte “papipi” Që nga ajo ditë goja nuk më është mbyllur më. Në moshën 6-vjeçarë nëna ime vendosi që të më merre me vete dhe më regjistroi në shkollën e muzikës në Shkodër. Aty mësova dhe dëgjova tingujt e parë të notave të muzikës.
Kur isha maturant kushtet ekonomike të familjes s’ishin të mira, nëna punonte me dy punë dhe ishin goxha të rënda, edhe babi në të njëjtën kohë, Vendosa të hyj në punë, fillova si kamerier, kur laja pjatat këndoja muzikën në radio. Kur më thotë një shok që Luiz “Kanë ardhur Ethet e së Premtes” në Shkodër, dola fitues dhe isha shumë i lumtur”, rrëfeu Luiz Ejlli.