Gjatë një bisede me Artanin dhe Gretën, Brikena është shprehur se ka dëshirë që të martohet me një burrë shqiptar.
Teksa po flisnin për periudhën e vështirë të Kosovës dhe Shqipërisë, vite më parë, Brikena tha se është krenare që është shqiptare. Ajo shtoi se edhe pse jeton në Itali, nuk i ka dhënë shkak ndonjë italiani apo rrace tjetër për të krijuar njohje apo lidhje.
“Jam shumë krenare që jam shqiptare. Unë kam qejf me shtuar gjakun tim, nëse martohem të martohem me një shqiptar. Unë edhe pse kam jetuar në Itali, nuk i kam dhënë shkak një italiani, një rrace tjetër me krijuar njohje. Për shembull ti mundesh me pas një raport të mirë nëpunë si koleg ose a di si shoqëri ok, po qëllimet e mia për të ardhmen time unë i shoh me një person që është shqiptar”, tha Brikena.


