“Kam qëndruar për interes loje, por edhe për njërzillëk pasi kemi folur për jetën”. Kështu u shpreh Miri për Rogertin, kur Mateo e pyeti nëse do të ketë shoqëri mes tyre kur të dalin jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

Këngëtari u shpreh se nuk beson se do të ketë shoqëri me të dhe pastaj shtoi se nuk ka asnjë koment se ça ka bërë Rogerti me banorët e tjerë.

Miri tha se Rogerti mban përgjegjësi për gjërat që bën dhe tani nuk ka të bëjë fare më këtë person.

“Kam qëndruar për interes loje, por edhe për njerzillëk, kemi folur për jetën. Se sot kthehet te dita 1, nuk kam qenë me të atëherë, të vazhdojë lojën e tij. Ai është me ofendime, unë jo. Nuk kam fare asnjë koment se ça ka bërë me të tjerët, të bëjë ça të dojë se është loja e vet. Ai mban përgjegjësi vetë. Ja kam thënë ça kam qenë kundër. Nëse është kthyer nga dita 1, është kundër meje për lojë dhe si shok. Nuk kam të bëj fare me këtë person, s’kam asnjë lidhje”, tha Miri.