Një çift i ri duket se ka lindur në “Big Brother VIP2”. Kristi dhe Keisi kanë shprehur pëlqimin për njëri-tjetrin. Gjatë spektaklit të së martës ata kanë folur edhe për puthjen, që siç thotë Kristi do të vijë në një moment më ideal.

Pjesë nga biseda:

Keisi: Ndihem mirë. Këto ditët kanë qenë shumë të bukura. Kam qenë pak e hutuar. Kam qenë e qetë, nuk më bëjnë përshtypjet debatet. Kjo gjëja e bukur me Kristin…

Kristi: Mendoj që puthja në buzë do vijë në një moment më ideal, kur ta ndjejmë edhe më shumë.

Zhaklin: Mua më pëlqejnë shumë. Janë shumë të ëmbël. Mendoj se e gjitha ka lindur një ditë në verandë duke pirë qumësht. Keisi i dha mundësinë Kristit që të jetë më shumë burrë. Ai pati mundësinë t’i tregonte më shumë publikut për veten. Unë ju shoh shumë mirë bashkë. I kërkoj banorëve të tjerë që ta lënë këtë dashuri të triumfojë, mos të bëjnë presione.

Arbër: Edhe mua më pëlqejnë. Do më vinte keq që prej disa banorëve të ngrenë dyshime. Ai qejfi i fillimit mes një çifti është më i bukuri, mos ia prishni.