I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Anton Prendi, menaxher artistësh. Ai ka folur më shumë për rrugëtimin e Erik Lloshit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” dhe jo vetëm. Si i ka parë Antoni situatat dhe debatet e fundit në shtëpi?

Pjesë nga intervista:

Kur Eriku ka qenë i ftuar pak kohë më parë në studion e “Live From Tirana” ka thënë se nëse do kishte hyrë në “Big Brother VIP”, bashkëshortja do i kishte kërkuar divorcin. Si është sot raporti i tyre me hyrjen e Erikut këtë edicion?

Siç e thashë, unë kam dy vite e gjysmë që insistoj aq ai të hyjë në “Big Brother VIP”. Por të njëjtën gjë dhe Romina ka thënë që nuk do e pranonte. Nuk ka qenë vetëm tani kundër. Nuk është se është kundër formatit të BBV, por privatësinë e familjes e ka shumë të shenjtë.

Ke komunikuar ti me bashkëshorten e Erikut?

Nuk kemi hyrje-dalje familjare. Kam provuar të komunikoj këto ditë, por nuk kam mundur. Shpresoj që t’i ketë parë videot që unë postoj në “Instagram”-in e Erikut. Ka thënë që do kishte pranuar çdo gjë, vetëm BBV jo. /TAR/