Një prej intervistave shumë interesante dhe me nota humori që dëgjuam në valët e Top Abania Radio-s ditën e djeshme, ishte ajo mes Elona Duros dhe Gjestit. 

Një dyshe fantastike, ku Gjesti u ndje komod duke shprehur ndjenja dhe mendime të pathëna më parë, rreth lojës, banorëve dhe lidhjes së tij me Eglin.

Pjesë nga intervista:

Pas deklaratës së Rozana Radit se Gjesti është lezeti i shtëpisë, Elona i ka drejtuar pyetjen artistit se kush mendon ai se ka qenë lezeti i shtëpisë. Përgjigja e tij, ishte tipike prej tij:

Unë, unë kënaqem me veten

Elona e ka pyetur më pas se kë konsideron ai si rival në këtë garë dhe banori ka habitur me çfarë tha:

Laerti, Rozana… kanë bërë lojë të fortë

Eglin nuk e sheh si rivale?

Ata e kanë ditur lojën dhe kanë luajtur, Egli ka qenë e vërtetë, nuk ka patur lojë, ka përcjellë emocione dhe ka pasur një mesazh të fortë.

Elona më pas e ka pyetur se kujt banori ia ka frikën Gjesti më së shumti.

Kam përballë njerëz që kanë punuar dhe luajtur, kanë bërë gjithçka për këtë shtëpi, nuk kam frikë…