Zhaklin Lektari na surprizoi të gjithëve kur u lajmërua se do të ishte opinionistja e dytë e “Big Brother VIP” këtë edicion, krah Arbër Hajdarit.

Deri tani ajo është përshtatur mjaft mirë me këtë poziocion të ri dhe publiku duket se e ka pëlqyer mjaft. Zhaklin ka qenë mëngjesin e sotëm e ftuar në “Wake Up” për të folur më shumë lidhur me eksperiencën e saj të re në “Big Brother VIP”, si dhe të ndajë me publikun mendimin e saj mbi banorët brenda shtëpisë.

Pjesë nga intervista:

Si po i sheh ajo banorët deri tani?

E kanë marrë me vrull. Kanë filluar me zjarr që javën e parë dhe unë mendoja se do ishte më qetë.

Më duken njerëz që e kanë të vështirë të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin. Nuk ulen të hanë bashkë. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për t’u afruar me njëri-tjetrin. Nuk dinë asgjë për të tjerët, asnjë informacion për aspektin e tyre personal.

Si kanë qenë komentet që ka marrë Zhaklina si opinioniste në “Big Brother VIP”?

Nuk kam marrë asnjë mesazh negativ. Kishte shumë unanimitet lidhur me pjesëmarrjen time në “Big Brother VIP” dhe sigurisht që jam e lumtur, dhe për mesazhin që unë jap. Kam një audiencë shumë të madhe. Vështirësia është tek menaxhimi i emocioneve. Dua të tregoj që opinonisti jep mendimin e tij, t’i tregoj banorëve për sjelljen e tyre dhe që ky program të emancipohej dhe të kishte mesazhe pozitive. Nuk është e pamundur.

Si e njeh ajo Oltën, duke qenë dhe një nga banoret me më shumë dinamikë brenda shtëpisë?

Mendoja që ishte një lojtare e fortë, por tani i është zbuluar strategjia, që e ngacmon secilin. Mendoja se lojtarët më të fortë ishin Olta, Genti, Luizi që i shihja si titanë. Por kanë ndryshuar dinamikat brenda shtëpisë.

Po lidhur me debatin e ndodhur mes Oltës dhe Gentit, çfarë mund të thotë Zhaklina?

Genti dhe Olta janë aktorë që njihen që jashtë. Mund të kenë patur ndonjë situatë që nga jashtë, por mund të jenë dhe aktorë që hiperbolizojnë çdo gjë.

Nga ana tjetër duket se kemi dhe Kiarën me Luizin që duken si një çift…

Është një marrëdhënie, sido që ta quajnë ata. Por duhet të vendosin kufij. Veprimi i Luizit ishte një mungesë respekti, duhet të ndërhyjë Kiara dhe të thotë se ka vendosur kufij. /TCH/