E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë producentja Ledja Liku, për të folur më shumë për projektin më të ri “Urban Gen”. “Urban Gen” është projekti më i ri që nis në muajin Prill në Top Channel, ku në fokus do të ketë rininë dhe që bën bashkë Lei Kraja dhe Kristi Lamaj. Se si është konceptuar ky program, na tregon vetë më shumë Ledja…
Pjesë nga intervista:
Si u bënë bashkë Lei Kraja dhe Kristi Lamaj për këtë projekt?
Kemi mbi tre javë që bëjmë mbledhje, takime dhe prova. Është një dyshe e cila funksionon shumë mirë, kanë harmoni me njëri-tjetrin. Janë shumë organikë, e kanë kuptuar rolin e tyre. Pas diskutimeve me drejtuesit e Top Media, diskutuam shumë emra, dhe mendova të takoja Kristin. Kristi sapo kishte bërë atë daljen e vet nga BBV. Të them të drejtën unë nuk e njihja atë. Kristin e kam parë për herë të parë në datë 2 janar kur ishte brenda në BBV dhe më bëri një diferencë sepse ishte i vetmi që kishte një vijë logjike në ato momente debatesh.
Më pas i bëj një Story: Ky djali është “sharp”. Dhe unë mendoj se Kristi është i mprehtë. Kur e kam takuar dhe deri më sot, Kristi është i disiplinuar, nuk ka lidhje me Kristin që hipte mureve, është shumë kërkues, është njeri që pranon vërejtjen, do që të përmirësohet, është detajist në maksimum. Dhe unë mendoj që Kristi nëse vazhdon me këtë lloj ambicie, do të jetë një nga personalitetet e ardhshme të medias. Është i vendosur, është korrekt, është i saktë dhe do që të mësojë. Nga ana tjetër, për Lein kam një peceptim që është një vajzë që dhe kur bë intervista me rroba banje nuk duket vulgare. Ka karizmën e të qeshurës, spontanes dhe do që të përvetësojë dhe të dalë sa më mirë. Them që do të jetë një dyshe shumë e bukur. /TAR/

