E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë psikologia Loreta Caka, për të folur më shumë mbi varësinë ndaj vëmendjes. Pse disa persona e kanë më të theksuar dhe kur konsiderohet toksike?

Pjesë nga intervista:

Si i sheh një psikologe banorët që futen në “Big Brother VIP”, të varur për vëmendje?

Absolutisht po, ato shkojnë aty për vëmendje. Unë të paktën në këtë këndvështrim e shikoj. “Big Brother” është një ndër emisionet më të ndjekura, aty mund të shikosh njerëzit në 360 gradë, edhe kur ata kërkojnë vëmendje, dhe kur ata janë vetëvetja. Nëse je shumë i vëmendshëm, mund ta kuptosh kur ata bëjnë diçka për të thënë ‘unë jam këtu’, dhe kur ata thjesht janë në një moment të tyrin dhe është thjesht personalitet i tyre, janë të thjeshtë, siç mund të jenë në përditshmëri.

Disa prej tyre kur u jepet fjala gjatë prime-it të martën dhe të shtunën, nuk e shfrytëzojnë atë moment. Pse ndodh kjo?

Që të jesh 24/7 para kamerave dhe të jesh në një edicion live, duhet të jesh shumë i përgatitur nga ana psikologjike dhe vetëbesimi i tyre nuk duhet të varet me pikëpamjet. Dhe vëmendja e bën këtë gjë, kërkon gjatë gjithë kohës pikëpyetje në tru. Ndërkohë që ty të jepet fjala për të folur, truri yt po punon a ta them këtë, apo të them këtë tjetrën. Kjo të sjell një kolaps në tru dhe ti thjesht stepesh, nuk flet dot. Ndoshta dhe ngaqë nuk janë mësuar të jenë gjatë gjithë kohës me kamera. Mendimi që janë në një reality show me një shikueshmëri shumë të lartë, domethënë vëmendja është pak jashtë parashikimeve të tyre, është më e madhe se sa ata mendojnë. Dhe truri i tyre vazhdon dhe e përpunon këtë gjatë kohës që ata janë live, se ndoshta kur janë në shtëpi 24/7 edhe e humbin. /TAR/