Një skandal i quajtur tashmë “Penisgate” ka shpërthyer pas raportimeve të gazetës gjermane Bild, që pretendon se disa skiues mund të kenë injektuar acid hialuronik në penis për të përmirësuar performancën.
Sipas ekspertëve, acid hialuronik përdoret zakonisht në kirurgjinë kozmetike për zgjerimin e penisit dhe rritjen e diametrit. Efekti është i përkohshëm dhe kërkon injektim të përsëritur çdo 6-12 muaj. Para fillimit të sezonit, skiuesit maten për kostumet e tyre të sistemuara sipas rregullave të FIS. Një penis më i madh mund të ndikojë në matjet zyrtare, duke lejuar kostume pak më të mëdha, të cilat mund të gjenerojnë më shumë ngritje dhe të rrisin distancën e fluturimit, thonë ekspertët.
Megjithatë, injektimi i penisit nuk është pa rreziqe. Prof. Eric Chung paralajmëron se teknika e gabuar ose dozimi i pasaktë mund të shkaktojë dhimbje, deformime, infeksione, ndryshime të ndjeshmërisë dhe probleme seksuale. Hetimet nga Agjencia Botërore Antidoping janë në vazhdim për të sqaruar nëse këto praktika kanë ndodhur dhe çfarë pasojash do të kenë për sportistët.



