E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën sot ka qenë Olta Sheta, për të komentuar më shumë mbi ngjarjet e ndodhura në “Big Brother VIP 5”, si dhe banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri…
Pse ka ngjallur kaq shumë interes marrëdhënia e tyre te shqiptarët?
Te diferenca e moshës nuk mund ta mendoj dhe shumë, okej mund të jetë por jo dhe aq e madhe. Mendoj se ka ngjallur interes sepse Miri është i martuar dhe duke e ditur që është i tillë dhe Selin pranoi që të flejë me një burrë të martuar, kjo bëri pak ‘boom’. Duke ditur edhe mentalitetin tonë që nuk e pranojnë, ne gjërat nuk i pranojmë kështu në dukje, por prapa skenës bëjmë gjithçka. Kështu e kemi dhe kjo solli një interes për të parë si kjo vajzë e re pranon të fle me një burrë të martuar.
Më tej Olta u shpreh se:
Unë mendoj që të dy kanë ndjenja për njëri-tjetrin, ata mund ta kenë filluar si lojë. Çdo gjë fillon si lojë, është edhe kënga e Elsa Lilës me Pirro Çakon “Dashuritë e mëdha duke qeshur fillojnë…”, por ata e nisën si lojë. Selin e ka parë Mirin si lojtar të fortë duke qenë Miri i West Side Family, ishte emër dhe me atë ka goditur. Selin nuk mund të bënte lojë me Malin, ose me kë do bënte lojë përveçse me Mirin që ishte më i njohur nga të gjithë por pastaj ngeci.

