Këngëtarja dhe aktorja e famshme, Jennifer Lopez dhe bashkëshorti i saj, Ben Affleck, kanë festuar 1-vjetorin e martesës së tyre.
Çifti, i cili ka një ndër historitë më të veçanta të dashurisë, e festuan këtë ditë mjaft speciale për ta në një drekë së bashku me tre fëmijët e tyre, në Los Angeles.
Jennifer dhe Ben dukeshin shumë të lumtur në krah të njëri-tjetrit, ndërsa pas drekës e gjithë familja doli një shëtitje me makinën e aktorit të famshëm.
Ylli i Hollywood-it kishte veshur një fustan të gjatë në ngjyrë të bardhë dhe portokalli teksa e kishte kombinuar veshjen me një palë tako në ngjyrë të bardhë.
Këngëtarja i kishte flokët e kapura, ndërsa kishte bërë një makijazh të lehtë i cili vinte në pah bukurinë e saj natyrale. Nga ana tjetër Ben kishte veshur një këmishë të bardhë dhe një palë pantallona në ngjyrë blu të errët.
Ndërkohë kujtojmë që për herë të parë çifti u takuan në xhirimet e Gigli në vitin 2002.
Pas njohjes, aktori dhe artistja filluan që të dilnin së bashku, teksa nuk kaloi shumë kohë dhe ata u fejuan.
Mirëpo romanca e tyre e dashurisë nuk zgjati shumë pasi në vitin 2004 u ndanë, ndërsa në 2021 pas ndarjes së Lopez nga ish-lojtari i MLB, Alex Rodriguez çifti u lidhën sërish.
Vitin e kaluar ata u martuan për herë të dytë së bashku të cilën çifti e bënë në shtëpinë e Affleck në Riceboro, Georgia.