BB VIP – Dy banorët që kanë pasur përplasje të forta në shtëpinë e “Big Brother VIP” janë Iliri dhe Donaldi. Por pavarësisht të gjitha fjalëve që i thanë njëri-tjetrit, ata vendosën që të bënin paqe dhe marrëdhënia mes tyre është qetësuar tani.

Madje mbrëmjen e djeshme, balerini i njohur vendosi që t’i dedikonte disa fjalë aktorit, në kartolinën e tij për Ditën e Falenderimeve.

 “Sot në ditën e falenderimeve, njeriu i parë që do takoj sapo të dal është nëna sepse më dha jetën, më dhuroi zanatin, forcën për t’u realizuar dhe gjithçka tjetër. Kjo nuk do të thotë që ata të tjerët nuk dua t’i takoj, do t’i takoj pas mamit.

Njeriu që dua të falenderoj në këtë shtëpi (se janë letrat e vogla dhe s’arrij t’i shoh) është Sabi dhe Arjola, për njerëzit që janë, për origjinalitetin që kanë dhe për dashurinë pa masë që i dhurojnë njerëzve në këtë shtëpi.

Njeriu që ka nxjerrë anët time më të keqe në shtëpi është Donaldi. Është Donaldi sepse… por duhet ta falenderoj sepse kuptoi që nga fjalët kot mund të preken gjërat më të shtrenjta që ne kemi jashtë mureve të shtëpisë. Gjithashtu e falenderoj sepse kur njerëzit janë të mirë mund të fillojnë nga e para”, shkruhej në kartolinën e Ilirit.