Piers Morgan ka zbuluar të vërtetën pas intervistës së tij të shkurtër me Kanye West, i cili u largua nga biseda vetëm tre minuta pas fillimit. Pas polemikave të mëdha të shkaktuara nga deklaratat e tij në rrjetet sociale, reperi kishte rënë dakord të jepte një intervistë për emisionin Uncensored të Morgan. Në një video të publikuar për të promovuar profilin e tij të ri në platformën Substack, Piers, ndau me ndjekësit e tij prapaskenat kaotike të përgatitjeve për intervistën me Kanye, i cili i la anëtarët e ekipit të presin për dy orë, për ta anuluar më pas në moment të fundit.

Edhe pse u ra dakord që intervista të zhvillohej ditën pasuese, Piers tregoi se Kanye përsëri i bëri ekipit të priste për një kohë të gjatë, përpara se të shprehej i ofenduar që nuk ishte përshëndetur me pseudonimin e tij artistik, Ye. Përplasja kulmoi kur Piers e akuzoi reperin për mungesë përgjegjësie lidhur me komentet e tij kontroverse në rrjetet sociale, të cilat janë cilësuar gjerësisht si antisemite, çka bëri që Kanye të largohej menjëherë nga intervista. Megjithë sjelljen e tij, Piers e mbylli videon duke i ofruar reperit një tjetër mundësi për intervistë, me qëllimin për ta vënë përballë përgjegjësisë për deklaratat e tij publike.

Kanye West ka bërë bujë në vitin 2025, duke shkaktuar polemika me çdo deklaratë shpërthyese. Komentet e tij nxitëse në mediat sociale dhe paraqitjet e tij publike kanë bërë bujë dhe i kanë lënë të gjithë të habitur. Gjithçka filloi në Grammy 2025, ku ai kërkoi që gruaja e tij, Bianca Censori, të hiqte pallton në tapetin e kuq për të treguar fustanin e saj plotësisht transparent. Kanye ka katër fëmijë me Kim Kardashian.