Të gjithë menduan se pas surprizës që Luizi i bëri Kiarës për Shën Valentin, gjërat mes çiftit do shkonin më së miri, por nuk ka ndodhur kështu.
Që prej mbrëmjes së djeshme, Kiara ka mbajtur distancën ga Luizi ndërsa ky i fundit i ka kërkuar të ketë besim. Madje mëngjesin e sotëm moderatorja është sjellë sikur këngëtari nuk ekziston në shtëpi.
Ajo ka shkuar në tualet dhe nuk e ka përshëndetur Luizin, i cili ndodhej aty.
View this post on Instagram
Ky veprim e ka habitur Luizin, i cili i tha: “Kaq i padukshëm të dukem që as mirëmëngjes nuk thua?”. Kiara nuk iu përgjigj, por vazhdoi të ecte.
“Ç’pati kjo?”, i tha Luizi Valbonës, e cila ndodhej aty.