Karma ekziston. Dihet tashmë historia e famshme e lidhjes së “turpshme” të Wanda Nara-s dhe Mauro Icardit. 

Maxi Lopez, i ofroi të gjithë ndihmën e tij Mauro kur ai ishte i ri, e ai i mori gruan. Por duket se Icardi nuk i ka lënë veset e tij, pasi ka tradhtuar Wanda-n dhe k jo e ka lënë.

Dyshime të forta janë hedhur pas një story të publikuar në Instagram nga modelja. “Një tjetër familje që shkatërrove për një ku*vë”,-shpërtheu në rrjetet sociale ajo për sulmuesin argjentinas të PSG-së.

Dyshohet se vajza që është bërë shkak për ndarjen është aktorja Eugenia Suarez. Fansat e dyshes dyshojnë se Icardi e ka tradhtuar Wandën me këtë të fundit, duke sjellë vendimin e menjëhershëm të saj për t’u shkëputur nga sulmuesi.